×
SING UP
LOGIN
FOLLOW US
Linkedin Instagram facebook twitter

IT dhe Telekomunikacioni

Zgjidhjet e ofruara nga TCN për infrastrukturën e IT-së dhe Telekomunikacionit u mundësojnë agjencive shtetërore apo private të plotësojnë nevojat e përdoruesve, të optimalizojnë resurset dhe të gjenerojnë të ardhura. Zgjidhjet tona të integruara janë të thjeshta dhe me kosto efektive. Ato bëjnë të mundur rritjen e produktivitetit në një ambient të sigurtë, si dhe mund të përmirësohen ndërkohë që organizata e klientit bën përpara.

TCN mirëkupton nevojat për komunikim të klientëve, të cilët nga ana e tyre mundohen të gjejnë mënyra për të përmirësuar shërbimet e tyre brenda buxheteve që kanë në përdorim. TCN ka experiencë në ndërtimin e rrjeteve të konverguara zanore dhe të të dhënave për një numër të madh të autoriteteve shtetërore, ndërmarrjeve private dhe bizneseve të tjera. Një strukturë komunikimi e efektshme është esenciale për ndërmarrjet dinamike, që bën të mundur lidhjen e klientëve me përdoruesit dhe e kthen komunikimin dhe njohjen në nxitës të procesit të biznesit.

TCN ka implentuar me sukses shumë projekte që kanë të bëjnë me: Zgjidhjet VoIP; Sigurinë kibernetike; Ruajtjen e të dhënave; Administrimin e sistemit dhe të rrjetit; Rrjeteve të transmetimit FO dhe mikorovalë; Sistemeve/paisjve telefonike; Software; Paisjeve të komutimit; Sitemeve të komunikimit; Studimit të mbulimit me sinjal; Sistemeve VHF; TETRA; Komunikimit pa kabëll; Komunikimit satelitor; etj.