×
SING UP
LOGIN
FOLLOW US
Linkedin Instagram facebook twitter

TEKNIK TELEKOMUNIKACIONI CLIMBER

TCN (www.tcn.al) është kompani Integrator Sistemesh dhe Infrastrukture që operon në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe në vende të tjera europiane. TCN po punon në implementimin e projekteve në fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë që lidhen me domain të IT dhe Telekom. Në këtë kontekst TCN ofron mundësi të shkëlqyera për individë të kualifkuar, energjike dhe me integritet të lartë të cilët synojnë të bëhen pjesë e një mjedisi ndërkombëtar dinamik dhe shpërblyes.

 

Info e pergjithshme

  • Domain 1: Teknik Telekom
  • Vende te lira: 2 vende
  • Vendi i aktivitetit: Shqiperi, Europe
  • Kontrata: Full time
  • Gjuha operacionale: Shqip, Anglisht

Tekniku i Telekomunikacionit është përgjegjës për organizimin dhe përfundimin me sukses të aktiviteteve të përditshme të telekomunikacionit të caktuara nëpermjet urdhërave të punës apo thirrjeve sipas marrëveshjeve SLA.

 

Detyrat e pozicionit të punës:

  • Instalime, troubleshoot, riparime dhe mirëmbajtje me cilësi të lartë të sistemeve të telekomunikacinit në përgjithësi, të tilla si: pajiste telekomunikacioni voice dhe transmetim data, pajisje telefonie,  kamera të brendshme dhe të jashtme, pajisje aksesi dhe të sigurisë, kabllim, etj. Te cilat mund te jene te vendosura ne Kulla Telekomunikacioni , ambjente te jashtme dhe te brendshme,  etj.
  • Të njohë dizenjot e projektit dhe të zbatojë projektin e rrjetave kabllore . Të shtrijë kabllot,të bëjë konektorët, Patch Panelet, Outletet etj.
  • Të instalojë pajisje dhe komponente pasive të rrjetave
  • Testimi dhe dokumentimi i instalimeve
  • Të bëjë matje me aparatet perkatese dhe te dokumentojë rezultatet.
  • Të formulojë dhe mirëmbajë rregjistrimet dhe skicimet e sistemit.

 

Kërkesat/Aftësite e detyrueshme:

  • Diplomë e shkollës sëe mesme
  • Minimum 5 vite experience. Eksperience e dokumentuar e punes instalatore ne lartesi.
  • Çertificata kualifikimi ose trajnimi
  • Certifikate sigurie per pune ne lartesi
  • Njohuri shumë të mira të pajisjeve të telekomunikacionit . Njohuri të thella për të gjitha llojet e kabllove të bakrit dhe kabllove me fibër optike
  • Të përdorë me kompetencë instrumentat matës për kabllin FO dhe bakër e rrjetat LAN,
  • Integritet dhe etikë e lartë. Aftësi organizative dhe komunikimi
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze
  • Leje drejtimi për automjet

 

Kërkesa/ aftësi të preferueshme: 

  • Diplome universitare në IT, Elektronikë, Telekom.
  • Eksperiencë pune në ambjente shumë kulturore dhe me kompani ndërkombëtare
  • Gjuhë të tjera të huaja

 

Procedura e aplikimit

Të Interesuarit mund të marrin informacion në faqen www.tcn.al në seksionin: Contact/Job Opportunities  dhe të aplikojnë duke dërguar CV e tyre dhe dokumente të tjera që mund ti shikojnë të arsyeshme në përmbushjen e kërkesave të mësiperme në adresën E-mail: jobs@tcn.al

 

Të gjitha të dhënat personale të aplikantëve do të trajtohen si rigorozisht konfidenciale.

Aplikimet priten deri në datën 15 Prill  2022.

Follow us at TCN social media        



YOU MAY LIKE