×
SING UP
LOGIN
FOLLOW US
Linkedin Instagram facebook twitter

Mbrojtja dhe Siguria

Sot, më shumë se kurdoherë, sistemet e avancuara efiçente dhe efektive janë kritike për operacionet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Për të arritur objektivat e misionit dhe për të ruajtur sigurinë e personelit, forcat e ndërhyrjes së shpejtë, ato paqeruajtëse apo të luftimit, të dislokuara në një vend të caktuar, duhet të kenë akses imediat ndaj zgjidhjeve më moderne dhe më efektive të teknologjisë së lartë.

TCN ka partneritet me kompani ndërkombëtare lider në fushat e Mbrojtjes dhe Sigurisë, dhe ofron të gjithë elementët e kërkuar për zgjidhje në fushat e komunikimit të integruar dhe efektiv, si dhe zgjidhje të tjera elektronike të bazuara në teknologjitë më të avancuara COTS, MOTS dhe GOTS.